leoni

Thaçi: Do të kërkojë edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Thaçi: Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame, u ka uruar të gjitha të mirat. Ai ka thënë se kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri-tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. “Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame  u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan Wesley Clark, dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, …