leoni

BIK: Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të martën më 20 korrik 2021

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, po kremtohet “Bajrami i vogël” që ka nisur duke e falur namazin e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa nisi me faljen e namazit të sabahut. Pas namazit të sabahut, për besimtarët një ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste u mbajt nga Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Namazit të Kurban Bajramit i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë. Ndërsa mesazhin e kësaj feste, apo siç njihet në gjuhen fetare si hytbe, e mbajti zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi. Në fjalën e tij, Mexhidi tha se porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e bujarisë dhe sakrificës. Sipas tij, Zoti nuk e do besimtarin pasur që është koprrac. Ai ftoi që pasuria të shpërndahet me ata që kanë nevojë, pasi sipas tij, solidariteti dhe ndihma është urdhër kurnaor dhe amanet i profetit Muhamed. Mexhidi bëri thirrje që njerëzit të jenë më solidarë e humanë, të toelrojnë dhë luftojnë urrejtjet dhe xhelozitë. Po ashtu, një porosi e rëndësishme që u përcoll ishte edhe ajo për respektimin e femrës. Mexhidi tha se Allahu urdhëron që të gjithë duhet të sillen mirë me femrat dhe të drejtat e tyre të mos nëpërkëmben.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …