340 punëtorë të Telekomit të Kosovës pranuan ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose "largim vullnetar" nga puna(!)

Bedri Istrefi: Gjendja në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës na detyron t’ua ulim pagat e punëtorëve

Gjendja e vështirë financiare si dhe numri i të punësuarve ka bërë që faza e privatizimit të Telekomit të Kosovës të shihet me dyshime, pa një ristrukturim fillestar të kësaj ndërmarrjeje. Ky proces i nisur në tetor të vitit të kaluar nuk pritet të përfundojë brenda 6 muajsh, e gjithë kjo pasi ende nuk ka përfunduar faza përmbyllëse e përzgjedhjes së kompanisë e cila do ta bëjë ristrukturimin e Telekomit. Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Bedri Istrefi, thotë se në gjendjen të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, nuk mund të flitet për privatizim, pa u krijuar një qëndrueshmëri brenda kësaj ndërmarrje. Istrefi i cili udhëheq Telekomin që 8 muaj, thotë se gjendja financiare në këtë ndërmarrje nuk është aspak e mirë dhe se ata nuk kanë kapacitete të mjaftueshme t’i mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtje të sistemit, gjendje kjo e cila e detyron Telekomin e Kosovës të ulë pagat e punëtorëve përkohësisht./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …