Matoshi: Kosova të jetë përfituese e fondeve mjedisore

Me ftesë të ministrit slloven të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Simon Zajc, ministri ynë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, po qëndron në Bled, në konferencën ndërkombëtare “Ekonomia Qarkore në Rajon”. Gjatë fjalës në këtë konferencë, ministri Matoshi tha se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e përgjegjshme që të jap kontributin e saj në nismat rajonale për ekonominë qarkore dhe për një mjedis sa më të pastër. Ne kërkojmë që të mos përjashtohemi nga fondet që ndërlidhen me mjedisin e sidomos nga ato që janë në programet e OKB-së. Çështjet e pazgjidhura politike nuk duhet të jenë pengesë për këtë. Përjashtimi i një vendi nga këto fonde nuk sjell rezultat as në vendet fqinje sepse ajri i ndotur, ujërat e ndotura nuk njohin kufij. Në kuadër të kësaj konference Ministri Matoshi ka zhvilluar takim bilateral me Ministrin Zajc, të cilin e ka falënderuar për ftesën dhe mundësinë që i është krijuar Republikës së Kosovës që të jetë e barabartë në nismën e re regjionale për ekonominë qarkore.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …