Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e shpall Peter Handke person të padëshiruar në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e shpall Peter Handke person të padëshiruar në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka bërë me dije se e ka shpallur Peter Handke person të padëshiruar në Kosovë. Pacolli ka thënë se mohimi i krimeve dhe mbështetja e krimineleve është krim i tmerrshëm. “Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli. Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi. Ndarja e këtij çmimi ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Handke ka qenë përkrahës i Slloobodan Millosheviqit. Po ashtu Handke, njihet edhe për mohimin e masakrës së Srebrenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …