Oda Ekonomike Amerikane thotë se stabiliteti politik është kyç për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të huaja, prandaj ka shprehur shqetësimin në Kosovë lidhur me “diskursin përplasës gjithnjë e në rritje ndërmjet akterëve politikë në Kosovë, në një kohë kur vendi duhet të demonstrojë stabilitet jo vetëm për të avancuar agjendën zhvillimore, por edhe për të menaxhuar situatën e krijuar pas shpërthimit të pandemisë Covid-19”. Po ashtu, Oda Amerikane beson që në kohën kur është e nevojshme rritja e angazhimit të gjithëmbarshëm për fuqizimin e shtetit të Kosovës, akterët politikë e shoqërorë duhet të tregojnë maturi dhe koordinim. Prandaj, Oda Amerikane fton liderët institucionalë e politikë të Kosovës të përmbahen nga gjuha e përçarjes së skajshme, si dhe thirrjet denigruese dhe nxitjet për dhunë.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					