Ka përfunduar asfaltimi i tri segmenteve të rrugëve në fshatin Turjan të komunës së Skenderajt

Ka përfunduar asfaltimi i tri segmenteve të rrugëve në fshatin Turjan të komunës së Skenderajt. Për të parë nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve, punimet i inspektoi nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanie Ahmeti. Të lumtur për rregullimin e problemeve të tyre u shprehen qytetarët e kësaj zone, të cilët falënderuan komunën për punën e saj. Në anën tjetër edhe nënkryetari Lushtaku tha se është i kënaqur me punën që po bëhet këto ditë në teren. Gjatë mandatit qeverisës të Kryetarit Jashari, janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane të komunës së Skenderajt, për t`iu mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore.​

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …