leoni

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës” fillon rrugëtimin ndër trojet shqiptare

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës” fillon rrugëtimin ndër trojet shqiptare

Bashkë me Muzeun, në Prishtinë e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo. Shihemi në orën 10:00 te sheshi “Ibrahim Rugova!

Bashkangjitur është agjenda e ditës:

10:00 – Pritja e delegacionit nga Tirana

(Nënkryetari Z. Muhedin Nushi, Drejtoresha e Kulturës Znj. Blerta Basholli, Shefi i Kabinetit Z. Baton Dushi, Këshilltar për Kulturë Adrian Berisha dhe Merita Maliqi Shefe e sektorit për bashkëpunim ndërkombetarë, Shefe e sektorit te Kultures Znj. Lindita Hajdari, Znj. Mimioza Sylejmani Keshilltare e Kuvendit Komunal të Prishtines)

10:00 – 10:10 – Hapja e Muzeut

Moderatore Megi Tafili

10:10 – 10:20 – Fjala përshëndetëse Znj. Andriola Kambo

Drejtoresha Ekzekutive e UBSHR

10:20 – 10:30 – Fjala përshëndetëse Z. Muhedin Nushi

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës

10:30 – 10:40 – Fjala përshëndetëse Znj. Anuela Ristani

Nënkryetare e Bashkisë Tiranë

10: 40 – 11:30 – Vazhdon aktiviteti me performancë artistik

Bendi frymor i Filharmonisë së Kosovës  “Prishtina Brass”

11:30 – 12:30 – Vizitë Muzeut të Kosovës

(Blerta Basholli, Lindita Hajdari, Merita Maliqi)

14:00 – 14:45 – Vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”

(Dielleza Begolli, Merita Maliqi, Mimoza Sylejmani)

15:00 – 16:00 – Vizitë Parku Germia

(Drejtoresha e Parqeve znj. Fatime Hajdari, Baton Dushi, Merita Maliqi, Mimoza Sylejmani, drejtoresha e Kopshtit “Cicerimat”)

20:00 – Mbyllja e aktivitetit

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …