Enver Hoxhaj: Qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër

Enver Hoxhaj: Mitrovica u la anash nga kryetari i saj i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social ka treguar se ka vizituar lagjen Bair të Mitrovicës dhe fshatin Kçiq. Ndërkohë, Hoxhaj ka thënë për Bahtirin se kreu i Mitrovicës e ka shndërruar Mitrovicën në komunën më të varfër. “Nga Bairi dhe Kçiqi, me anëtarët e PDK-së diskutova për planin e Rimëkëmbjes, i cili do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme e arsim, të cilat u rrënuan që nga 6 tetori i vitit 2019. Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër. Anëtarët e PDK-së, strukturat e partisë, gjithnjë kanë qenë dhe janë të vetëdijshme për sfidat e punëve e vendimeve të mëdha, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Kosoves i duhen njerëz të guximshëm e punëtorë! Emrat e listës tonë, që përfaqësojnë vlera kombëtare, patriotike e demokratike, do ta rimëkëmbin vendin nga neglizhenca e keqeverisja e vitit të fundit”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …