Enver Hoxhaj Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë

Enver Hoxhaj Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mëngjesin e sotëm e nisi me një bisedë në radion e njohur gjermane, “Deutschlandfunk”. Aty, Hoxhaj, foli për prioritetet e PDK-së në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes. Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tregoi se këto zgjedhje janë test i orientimit perëndimor të Kosovës, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira.

Tutje, ka thënë se pikërisht për këto arsye, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë. Enver Hoxhaj ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. “Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë.”, ka thënë ai.

 

Lexoni të plotë statusin

Për radion publike gjermane “Deutschlandfunk”, e cila është radio e preferuar e diasporës sonë në Gjermani, fola për prioritetet tona në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes. Këto zgjedhje janë test i orientimit tonë perëndimor, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira. Për këtë, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë.

Https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3221043741330689

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …