Brickos

Xhavit Berisha: Dy vëllezër të ndarë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njëri deklarohet rom, tjetri ashkali

Xhavit Berisha: Dy vëllezër të ndarë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njëri deklarohet rom, tjetri ashkali

Në zgjedhjet e 14 shkurtit u dëmtuan rëndë disa parti të minoriteteve nga e ashtuquajtura, “Romani Inicijativa”, e cila kishte marrëveshje paraprake me Listën Serbe, për ta votuar këtë Iniciativë, që pastaj do t i bashkohej asaj. Ka ndodhur edhe një precedent kur dy vëllezër kanë votuar për dy parti, njëri është deklaruar ashkali e tjetri rom.  Dihet se “Romani Inicijativa” ishte produkt i “Listës Serbe”. Njëri nga vëllezërit ishte ne listën e kandidatëve të Subjektit Politik “Partia e Ashkalinjve për Intergim” nuk arriti të bëhet deputet dhe ajo çka është më qesharake dhe krejtësisht e papranueshme është fakti se njëri nga dy vëllezërit deklarohet rom dhe voton për Romani Iniciativa,  ndërsa tjetri  voton për subjektin “Partia e  Ashkalinjve për Intergim.

Manipulimet që i ka bërë Lista Serbe, dëmtuan partitë egjiptiane dhe atë të ashkalijve, duke ndërhyrë paligjshëm me një parti surrogate sikur është “Romani Iniciativa”.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …