Yllarta Thaçi: Urdhëresa e 19 Majit të vitit 1999 lidhur me analizën e situatës luftarake, numrin të plagosurve e zhvillime të tjera

Yllarta Thaçi: Urdhëresa e 19 Majit të vitit 1999 lidhur me analizën e situatës luftarake, numrin të plagosurve e zhvillime të tjera

Urdhëresa

Urdhërohet komandanti i Batalionit të tretë Gardist ‘’Shkëlzen Haradinaj‘’ eprorin Abdyl Mushkolaj që me efektivin e tij të ndihmoj në evakuimin e të plagosurve deri në shtetin amë Shqipëri vija Bjeshka e Strellcit –Bjeshka e Roshkodolit-Tropojë.

Batalioni Gardist pas kryerjes së detyrës kthehet në rajonin e përgjithësisë.

Komanda e Zonës së Dukagjinit merr përgjithësinë për veprimet e efektivit.

Komandanti i Zonës

Ramush Haradinaj

Më ketë urdhëresë të datës.19. 5. 1999, nis rrugëtimi tre ditorë nga fshati Maznik aty ku ishte edhe spitali ushtarak. Ky rrugëtim ishte   tepër i rrezikshëm më shumë sfida, me mot të keq, ishte e vështirë të kalohen punktet policore në  fshatrat Broliq e Strellc për tu nisur drejt bjeshkëve të  larta e me plot rrezik, në shi mjegull e acar por të bindur se ky rrugëtim do të ishte shpëtim për shokët bashkëluftëtarë që po luftonin me jetë a vdekje nga plagët që kullonin gjak.

Kështu nis tregimin e tij Kolonel Abdyl Mushkolaj, edhe pse kanë kaluar 22 vite pas asaj beteje të përgjakshme, ai mbanë të freskëta kujtimet e asaj kohe ku u përjetësuan shokët e idealit , bashkëluftëtarët e tij,  e ndjen sikurse të kishte ndodhur sot.

Kolonel Abdyl Mushkolaj, i cili printe kësaj sfide anipse ishte i mësuar më sfidat e jetës me përballje që nga mosha e re, me burgosje e maltretime, largim nga shtëpia vetëm pse e deshti vendin e tij, vetëm pse deshi të flas shqip e te frymoj shqip.

Nisë rrugëtimi i tyre, sfidë e madhe  male te thepisura e bjeshkë të larta duhet të kalonin për të kaluar kufirin Shqiptaro- Shqiptar .

Rrugëtimi i mundimshëm përfundon pas 3 dite me mund sakrificë e lodhje, rënkim plagësh të shokëve bashkëluftëtar mungesë ushqimi e municioni me vete .

Teksa mendonim se kishim kaluar disa nga vështirësitë gjatë rrugës duke kaluar punkte të policisë, në Bjeshkën e Belegut, konkretisht në vendin e quajtur Bogiqe, një mjegull e dendur kishte kapluar pothuajse gjithë ato maje dhe asgjë nuk vërehej as deri në dy metra afërsi. Mjegulla largohet e ne hasim në një rezistencë të forcave serbe, në një prit pabesie, në një lufte të pa barabartë, ata në pozicione të favorshëme e ne ishim të lodhur nga rruga, mungesë ushqimi e armatimi, por bëmë rezistencë disa orë duke ju shkaktuar edhe humbje në ushtarë, por ishte e pa mundur të thyenim rrugën e të vazhdonim për ku ishim nisur për të kaluar kufirin tregon Kolonel Abdyl Mushkolaj…

E rëndë për tu përshkruar e  për ta kujtuar, unë i kisha amanet ata djem isha nisur bashkë me ta për shërim,  por ja se kjo goditje ishte pabesi, gjithë këtë kohë në luftë kisha përjetuar  beteja të njëi pas njëshme, më dhjetëra herë kisha kaluar kufirin Shqiptaro -Shqiptar, për armatim isha plagosur disa herë por një prit te tillë nuk kisha hasur një luftë të pa barabartë ku humba 15 shokë bashkëluftëtarë dhe 14 të tjerë u plagosëm rend e lehtë isha plagosur edhe vet në të dy këmbët por akoma isha gjall , mundohesha ti mbuloja shokët akoma duke shtëne më armë , ngadalë afrohesha herë te njëri herë tek tjetri duke i prekur më duar e duke i thirrur me emra por nuk lëviznin dot .

Gjaku shkonte si lumë e skuqem dëborën më gjakun njomë të shokëve bashkëluftëtarë. Barbaret serb të pozicionuar mjaft mirë nuk ndaleshin dot më të gjitha llojet e armatimit shtinin mbi ne. Vetëm plumbin e fundit e ruajta për vete që mos të bija në dorën e tyre. Pas disa kohe arritëm që një pjesë e bashkëluftëtarëve ani pse me plagë të rënda 14 të tjerë të tërhiqeshim duke i lënë në fushëbetejë 15 shokët Dëshmor të Kombit: Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala, Fehmi Demiqi, Nuredin Gërvalla, Islam Krasiniqi, Nazmi Gradina, Nimon Muasaj, Naim Berisha, Limon Morina, Metë Krasniqi, Hysen Mehmeti, Xhavit Islami, dhe Hajrush Demaj .

Duke u tërhequr u bashkuam me plagë të rënda e të lehta edhe 14 të tjerë. Një pjesë e bashkëluftëtarëve kishin menduar se nuk jetoj më mbase isha në mesin e atyre që ranë Dëshmor dhe i pash me sytë e mi i thirra një nga një i preka plagët e tyre e ndjeva dhimbje të madhe për secilin nga ta që kishte një histori në vete. Ashtu si mbetem edhe   30 shokë bashkëluftëtar duhet të ktheheshim serish mbas në rrugën e njëjta e më shumë sakrificë. Plot 7 ditë rrugëtim nga një mal në tjetrin, pa ushqim, të lodhur e të rraskapitur me plagë në trup por duke i dhënë  kurajo njeri tjetrit për ta kaluar ketë sfidë dhe duke thënë se ditë të mira do vijnë.

Gjithë kjo rrugë e bërë, dhe afrohemi serish në fshatrat ku ishim nisur  në Strellc pastaj në Broliq, ushtarët bartnin shokët bashkëluftëtarë të plagosur më një qerre me kuaj, nëpër fusha të fshatrave sepse rrugët ishin më rrezik të madh nga forcat serbe.

E çuditshme ishte se si kishim ende fuqi, si e mbanim moralin luftarak aq lartë, me sa plagë në trup të hapura që kullonin gjak, me sa shokë bashkëluftëtarë që binin në fushë të nderit çdo ditë por që nuk ditëm për as një çast të dorëzohemi.

Ishim të bindur se ditë të mira po i vijnë vendit, ishim të bindur se gjaku i Atyre që ranë për ketë vend do të na sjell Lirinë.

E sot ja ku jem kujtojmë atë kohë e kthehem pas, për të menduar se sa e gjatë, me sa mund e sakrificë ishte rruga deri të Liria e të cilën breza të tërë duhet ta mësojnë e duhet ta duan vendin si sytë e ballit.

Këta 15 dëshmor të Kombit më së miri e kryen misionin për çlirimin e atdheut. Me qëndresën dhe rënien heroike në luftë kundër pushtuesit serb, bën që emëri i tyre të shkruhet më shkronja të arta në histori, të hynë në mesin e më të nderuarve të kombit  në mesin e atyre që kanë vetëm datëlindje.

Tashmë në qafë të Bogiqes në trekëndëshin kufitarë  është vendosur pllaka përkujtimore ku janë gdhendur emrat e 15 Dëshmorëve të kësaj beteje. është emëruar sheshi më emrin e  Batalioni Gardist  ,, Shkëlzen Haradinaj’’, ku të rënët kanë vetëm një gradë  atë të Heroit dhe tregojnë më së miri se sa e gjatë  dhe sa e shtrenjtë ishte  rruga deri tek Liria .

Lavdia u takon atyre që dhanë gjithçka për Kosovën, ua paçim lakmi me breza.

Nderim dhe Lavdi sot e përgjithmonë Dëshmorëve të Kombit !

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …