Fatmir Limaj: Rënia heroike e Ymer Alushanit ishte goditje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Fatmir Limaj: Rënia heroike e Ymer Alushanit ishte goditje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Ymer Alushani – komandant “Voglushi”. Në 23-vjetorin e rënies heroike të Alushanit, Limaj ka shkruar se rënia e Alushanit ishte goditje e madhe për UÇK-në. U bën 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Ymer Alushani – Komandant Voglushi. 23 vite më parë, heroi i kombit, Ymer Alushani ishte i pari që atë ditë vendosi trupin e tij bashkë me dhjetëra bashkëluftëtarë tjerë duke u bërë digë e fuqishme për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut për muaj të tërë, dhe me mbylljen e Grykës ju prishen planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës. Rënia heroike e Ymer Alushanit dhe disa bashkëluftëtarëve të tij ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …