Bekim Çollaku

Qollaku pas euforisë: Vizat vetëm për qëllime turistike apo vizita te të afërmit, jo për punë

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas euforisë për liberalizimin e vizave  ka thënë se procesi do të mbyllet shumë shpejtë, më së largu deri në vjeshtë apo në dimër. Ai ka përmendur kriteret që duhet t’i plotësojnë qytetarët për të udhëtuar pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian. “Të gjithë ata që kanë pasaporta biometrike, një adresë të saktë se ku po shkojnë dhe një shumë të caktuar parash mund të udhëtojnë pa viza, më tej ka qartësuar se një gjë e tillë nuk nënkupton të drejtën për punësim. “Nëse duan të punojnë, duhet të kenë leje të veçantë pune, për shkak se vizat bëhen vetëm për qëllime turistike apo vizita tek të afërmit”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse dikush zihet duke punuar ilegalisht në këtë zonë, atëherë do t’i ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE – së.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …