Ferat Shala: Gjeneral Major Shaban Shala, ishte një nga veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që një jetë të tërë i shërbeu atdheut

Ferat Shala: Gjeneralmajor, Shaban Shala, ishte njëri nga veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare

Sot shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta të Gjeneral-Major Shaban Shala!
Veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNj-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtorë i komandantit legjendar Adem Jashari dhe komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ai do të kujtohet përherë për kontributin që ka dhënë në ngritjen e njësiteve të parë të UÇK-së në Drenicë, në zhvillimin dhe forcimin e UÇK-së, në luftën për lirinë e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Ndjehem krenar që kam njohur dhe kam pasur fatin ta kem si bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë një veprimtarë kaq të madh të kombit tonë, protagonist i zhvillimeve të rëndësishme për Kosovën dhe personalitetet me vlera mbarëkombëtare që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë.
Gjeneral Major Shaban Shala, ishte një nga veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që një jetë të tërë i shërbeu atdheut, andaj puna, veprimtaria dhe virtytet kombëtare të tij do të mbesin frymëzim i pashtershëm dhe udhërrëfyes për punë, dashuri dhe përkushtim ndaj atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …