leoni

Në 17-vjetorin e rënies u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi

Në 17-vjetorin e rënies u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi

Në kuadër të Manifestimit Tradicional, “Ditët e Shqipes”, në 17-vjetorin e rënies është mbajtur një akademi përkujtimore në përkujtim e  nderim të rënies heroike të Heroit të UÇK-së,  Abaz Thaçi. Duke folur në këtë akademi, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka shprehur respektin për figurën e ndritur të Abaz Thaçit dhe familjes së tij. “Të kujtosh Abazin është të kujtosh një personalitet të devotshëm, trim dhe shembull i mençurisë dhe guximit të kombinuar natyrshëm. Abaz Thaçi, ky burrë Drenice është shembull i fisnikërisë, mençurisë së trashëguar dhe dijes së fituar me punë dhe përvojë ushtarake”, ka thënë Nura. Në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani”, Fadil Hadërgjonaj, ka evokuar kujtime nga Beteja e Koshares, duke thënë se aty ishin takuar vizionarët, strategët dhe ushtarakët më të zotë, njohësit e artit të luftës të vendosur dhe betuar se do të luftojnë deri në fund me qëllim çlirimin e Kosovës. Në emër të familjes, mbesa e Heroit Abaz Thaçi, Shaha Thaçi, ka falënderuar të pranishmit për përkrahjen. Uroj nga zemra që ne si komb të jemi të bashkuar dhe t’i lëmë ndasitë, sepse edhe sot ne kemi nevojë më shumë se kurrë të bashkohemi për një qëllim të përbashkët”, ka deklaruar mbesa e Abaz Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …