Shpejtim Bulliqi: Malin e Zi i kontrollon edhe tetë mijë hektarët kontestues të territorit të Kosovës

Prokuroria Themelore e Prishtinës, do të marrë masa, nëse konfirmohen deklaratat kundër kryetarit, Shpejtim Bulliqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se do të marrë masa konform dispozitave ligjore, nëse konfirmohen deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi, se kryetari Shpejtim Bulliqi ka ndërhyrë në vendimet për ndërtime e rrënimet në Komunën e Besianës, Prokuroria është duke shqyrtuar deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, tashmë i shkarkuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, se është penguar nga ky i fundit në kryerjen e detyrave zyrtare. Mulliqi e ka akuzuar të parin e komunës për ndërhyrje në vendimet për ndërtimet në zonën e Orllanit, në reagimin e tij pasi Bulliqi e shkarkoi nga detyra të martën. Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …