Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Prishtinë

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Prishtinë për takime me liderë të institucioneve të Kosovës, por edhe me përfaqësues të opozitës. Në fillim të javës së ardhshme, ai do të qëndrojë dy ditë edhe në Beograd. Vizitat i ka konfirmuar Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri. Sipas tij, Lajçaku në Prishtinë do të qëndrojë më 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 do të qëndrojë në Beograd. Ai ka thënë se pas takimit që liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, kanë pasur së fundi në Bruksel, më 27 shkurt, Lajçaku do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd për t’i vazhduar ato diskutime dhe për të përgatitur takimin e radhës më 18 mars në Ohër.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …