Kryeministri, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

Kryeministri, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

Kryeministri,  Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë  me senatorët amerikanë, Kris Marfi dhe Gari Peters. Gjatë takimit me senatorët, Kurti  ka diskutuar mbi zhvillimet në vend si dhe për rezultatin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se në takim është vënë theksi tek marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit, duke theksuar se këto përbëjnë avancim të raporteve në mes të dy shteteve. Kryeministri me këtë rast ka biseduar me senatorët amerikanë për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut, me theks të veçantë  te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj na duhet zbatim i tërësishëm i shpejtë dhe pa kushtëzime”, ka thënë, kryeministri Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …