leoni

Sot në Tiranë ka përfunduar takimi i mbajtur nga kryeministri, Edi Rama dhe i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Sot në Tiranë ka përfunduar takimi i mbajtur nga kryeministri, Edi Rama dhe i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Sot në Tiranë, ka përfunduar takimi i mbajtur nga kryeministri  Shqipërisë, Edi  Rama dhe i liderëve të  vendeve të Ballkanit Perëndimor. Liderët e rajonit me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një konference në Kretë të Greqisë, patën një drekë informale në Vilën 30 në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë takimit informal është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Fokusi i takimit ishte tek procesi i Berlinit që do të mbahet në Shqipëri në vjeshtë. Pjesë e takimit informal të Tiranës ishte edhe komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Opozita në Kosovë dënoi ashpër bojkotimin që Kosova i bëri takimit:  BE-Ballkani perëndimor që u mbajt në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi kundër koalicionit me VV-në: Dallojmë në gjithçka

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …