Bujar ejupi

Bujar Ejupi: Më kanë shkarkuar derisa jam në spital për të penguar qasjen time në dokumente e dëshmi dhe për t’i fshehur provat

Bujar Ejupi, ish-drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, i shkarkuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës, dyshon se vendimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit Albin Kurti është sulm ndaj sinjalizimeve të tij dhe një përpjekje për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit në AAC. Për këtë, ai i ka kërkuar të premten, nga dhoma e spitalit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, Prokurorisë Speciale që të shkojë në zyrën e tij dhe t’i mbrojë si dëshmi kopjet e falsifikimeve të licencave dhe e-mail’at zyrtarë, që i ka poseduar vetë ai si shef i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Vendimi për shkarkimin tim (s’jam njoftuar ende zyrtarisht), i papritur dhe pa asnjë paralajmërim nga Qeveria, është padyshim një sulm ndaj sinjalizimit tim dhe një përpjekje për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit. Është e qartë që unë shkarkohem ndërsa jam në spital për të penguar qasjen time në dokumente dhe dëshmi, për të fshehur provat (shkresat zyrtare, emaail-at, dokumentacionin, etj.)”, shkruan Eujpi në letrën e tij për “trajtim urgjent”, të adresuar te ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, e disa Prokurorë tjerë specialë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …