Brickos

Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Vetëvendosja: Përmendorja e Car Lazarit në Mitrovicë dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e vendosjes së  përmendores së ‘Car Lazarit” në veriun e Mitrovicës. Ymeri ka shkruar se me ngritjen e kësaj përmendoreje dëshmohet karakteri shovinist i “Zajednicës” si projekt. Veprimet kolonialiste të Serbisë kanë qenë përherë të përcjella nga retorika shoviniste që nxitë urrejtje për të tjerët, teksa viktimizon veten. Përmendorja e Car Lazarit në Mitrovicë dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt. “Zajednica” dhe “Lugina e Diellit” janë qëllimet, fryma shoviniste me Car Lazarin është arsyetimi. Por, këto projekte s’do të kishin vend në Kosovë pa treshen e bashkëpunëtorëve Mustafa-Veseli-Thaçi. Këta politikanë, për pushtetin e tyre personal po i shtrojnë rrugën pushtetit të Serbisë në Kosovë, ka shkruar mes tjerash, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …