Kerry dhe Stoltenberg: NATO-ja është bërë edhe më e rëndësishme me rastin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja

Kerry dhe Stoltenberg: NATO-ja është bërë edhe më e rëndësishme me rastin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi, në Bruksel kanë konstatuar se Aleanca është bërë edhe më e rëndësishme me rastin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Kerry ka veçuar faktin se NATO-ja do të përparojë edhe më tej në kohën kur Evropa po futet në një rrugë të pa parashikueshme, bëri të ditur Agjencia AP.  Sekretari i Përgjithshëm i NAT)-s Stoltenberg ka deklaruar se qëndrimi i Britanisë së Madhe në Aleancë është i palëkundshëm dhe pavarësisht daljes nga BE-ja NATO-ja do të jetë faktor edhe më i fuqishëm mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kerri u prit në BE nga shefja,  Federica Mogherini ndërkohë që sot  udhëton për në Londër.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …