Sot Shteti i Belgjikës mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian

Sot Shteti i Belgjikës mori  presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Në periudhën rotacionale, gjashtëmujore,  ky shtet do të përballet me zgjedhje kombëtare  për Parlamentin Europian dhe po ashtu me luftën ruse në Ukrainë dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj. Fokusi i Brukselit zyrtar mbetet rajoni. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa zgjidhje për momentin. Belgjikës, si presidente e radhës e Unionit, do i duhet të sforcohet të marrë rezultate nga palët, si ndërmjetësuese kryesore. Po ashtu Belgjika ka para syve ngecjen në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe do testohet nëse përfundimisht do mbledhë forcat evropiane dhe nëse do të arrijë të mandatojë Komisionin Europian për të përpiluar një opinion rreth aplikimit të dorëzuar nga Prishtina në fund të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …