Në Maqedoni, ka përfunduar fushata për zgjedhjet presidenciale e nga mesnata, ka nisur heshtja zgjedhore

Të hënën më 22 janar, në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Maqedonisë mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Të hënën, më 22 janar, në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mikpritës i takimit të hënën më 22 janar do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të BeH, Srgjan Amixhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Po ashtu do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …