Ministri Dmytro Kuleba, ka diskutuar me homologun e tij kinez për mundësitë e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se ka diskutuar me Wang Yi homologun e tij kinez për mundësitë e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. “U takova me homologun kinez, Wang Yi, për të diskutuar për raportet dypalëshe, tregtinë dhe nevojën për të rivendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. U pajtuam për nevojën e mbajtjes së kontakteve Ukrainë-Kinë në të gjitha nivelet dhe vazhdimin e dialogut tonë. Ministria e Jashtme kineze nuk ka publikuar detaje të bisedës Wang-Kuleba. Por, gjatë një adresimi në Munih, Wang tha se Kina ka këmbëngulur në promovimin e bisedimeve të paqes dhe që luan rol pozitiv në rivendosjen e paqes, thuhet në deklaratën e lëshuar gjatë ditës së sotme nga Ministria kineze. Takimi mes ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe homologut të tij kinez, Wang Yi, është realizuar gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …