Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “feja dhe bashkësitë etnike në Maqedoni nuk trajtohen në mënyrë të barabartë”. Në këtë shtet përdoret një ‘drejtësi selektive’, që thellon hendekun e ndasive etnike dhe fetare dhe e pamundëson ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe demokratike në përputhje me standardet e vendeve të zhvilluara demokratike, ku ligji vlen për të gjithë njëlloj”. Deklaratat e kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë u bënë pikërisht në ditën Bajramit të Madh, e cila festohet nga besimtarët e fesë islame në shumë treva të ish-RJ të Maqedonisë. Shteti është në një krizë të thellë politike dhe kjo krizë e thellë politike nuk është e rastësishme. Sigurisht se është rrjedhojë e mosveprimit të shtetit juridik. Veprimi i shtetit ka qenë dhe është me dy kute të ndryshme. Përdoren standarde të dyfishta në mes bashkësive të ndryshme fetare dhe etnike në Maqedoni”, tha mes tjerash myftiu, Sylejman Rexhepi.
