“Ata janë vetë liria, vetë populli i Kosovës” – Fatmir Koci për protestën në Hagë

Më 14 shtator në Hagë do të mbahet protesta gjithë popullore për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Organizatori për diasporën, Fatmir Koci, tha se interesimi është i madh nga Kosova, diaspora dhe vendet e rajonit, me dhjetëra autobusë tashmë të rezervuar. “Protesta nuk ka ngjyrime politike, por është mbarë shqiptare. Ne nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhin padrejtësi. Ata janë vetë liria, vetë populli i Kosovës”, deklaroi Koci, duke e cilësuar aktakuzën për krime lufte si të padrejtë. Protesta do të nisë nga ora 14:00 dhe, sipas organizatorëve, do të jetë e qetë, por masive, me mesazh uniteti në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe shtetësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Wolfgang Petritsch: Roli i SHBA-së në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik

Diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç ka vlerësuar se roli i Shteteve të Bashkuara …