Pal Lekaj kritikon vizitën e udhëheqësve të Kosovës në SHBA: Takime në korridore, jo në nivele të larta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se takimet e tyre nuk po zhvillohen në nivelet më të larta institucionale. Lekaj u shpreh se është për keqardhje që udhëheqësit e Kosovës nuk janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk kanë agjendë të qartë me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. “Unë për keqardhje po e them, sepse do të gëzohesha sikur presidentja, kryeministri dhe ministrja të ishin të ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe të takoheshin me nivele të larta, jo nëpër korridore. Është shqetësuese që presidentja e shtetit tonë e takon sekretarin Marko Rubio në kthinat e korridoreve”, tha Lekaj. Megjithatë, ai e cilësoi pozitive vetë faktin që kryeministri dhe përfaqësuesit e lartë të Kosovës po qëndrojnë në SHBA, duke shtuar se mbetet të shihet nëse vizita do të sjellë rezultate konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …