leoni

Serbia dhe Spanja bojkotojnë konferencën e OSBE-së për shkak të Kosovës

OSBE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen plotësisht

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi Kuvendin të mblidhet sërish për ta përfunduar konstituimin me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, siç e përcakton Kushtetuta. Në reagim, OSBE theksoi mbështetjen e fuqishme për Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “garantuesin përfundimtar të rendit kushtetues dhe mbrojtës të lirive individuale e parimeve demokratike”. “Institucionet e pavarura dhe rezistente të drejtësisë janë gur themeli i një shoqërie demokratike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht, pa ndikim ose ndërhyrje të papërshtatshme”, thuhet në komunikatë. Tutje, OSBE shprehu shqetësim për deklaratat dhe iniciativat që synojnë të sfidojnë apo diskreditojnë autoritetin e Gjykatës, duke paralajmëruar se politizimi i gjyqësorit minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe dëmton zhvillimin demokratik të Kosovës. “Misioni i OSBE-së thekson se pavarësia e gjyqësorit është domosdoshmëri demokratike. Përfaqësuesit politikë dhe institucionet kanë përgjegjësi që të respektojnë autoritetin e Gjykatës, duke forcuar kështu besimin e publikut në kuadrin kushtetues dhe në sistemin e drejtësisë në tërësi”, përfundon reagimi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi: O konstituohet Kuvendi, o shkojmë në zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për …