Sorensen: Dialogu Kosovë Serbi po funksionon

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka deklaruar se procesi i dialogut po jep rezultate konkrete dhe se çdo ditë po shënohet përparim i vërtetë. Në një intervistë për agjencinë italiane Agenzia Nova, Sorensen tha se që nga marrja e detyrës ka zhvilluar mbi 60 takime zyrtare në rajon dhe ka organizuar dy raunde negociatash në Bruksel, ku janë trajtuar çështje kyçe si bashkëpunimi ekonomik dhe personat e zhdukur gjatë luftës. “Procesi nuk është gjithmonë linear dhe shumë prej tij ndodh prapa skenave, por çdo ditë bëhet përparim i vërtetë,” theksoi Sorensen. Ai përmendi disa rezultate të prekshme të marrëveshjeve të arritura, duke përfshirë lëvizjen e lirë të njerëzve, automjeteve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, vetëm gjatë verës mbi 1.7 milionë njerëz dhe rreth 650 mijë automjete kanë kaluar nëpër pikat e përbashkëta kufitare. “Veturat me targa të lëshuara nga Kosova tani mund të kalojnë në Serbi, ndërsa qytetarët paguajnë për energjinë që konsumojnë sipas marrëveshjeve të dakorduara. Kjo është provë e prekshme se dialogu po funksionon,” shtoi emisari evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …