Marta Kos takoi liderët e vendeve të Ballkanit në Tiranë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, takoi liderët e vendeve të Ballkanit për një tryezë për Planin e Rritjes së BE-së, në Tiranë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur diskutimin të premten, në cilësinë e nikoqirit, duke thënë se Ballkani Perëndimor ka vendosur të ecë përpara, së bashku me Planin e Rritjes, si udhërrëfyes të bashkëndarë. “Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, por drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët evropian, të cilit qytetarët tanë i përkasin prej historisë, gjeografisë dhe fatit”. Sipas tij, kur mundësitë të rriten në Ballkan, Evropa do të bëhet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje. “Ballkani Perëndimor nuk është pika e dobët e Evropës, por mundësia e re”, ka thënë mes tjerash Rama. Rama i është drejtuar Komisionares Kos, duke thënë se rajoni nuk po lutet, edhe as nuk po kërkon lëmoshë që të anëtarësohet në BE. “Për sigurinë e Evropës, zgjidhni ballkanasit, se mund të jemi truproja të Evropës, dhe ashtu Evropa do të jetë shumë më e qetë”. Në raportet e Progresit, të përpiluara nga BE-ja për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, është theksuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së, dhe që mund të jetë i arritshëm synimi për anëtarësim në bllok deri më 2030. Për Serbinë ka pasur kritika, ndërsa Kosovës i janë bërë një varg rekomandimesh, ndonëse ajo as nuk e ka statusin e vendit kandidat, ani pse ka aplikuar më 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …