Ramush Haradinaj për mërgimtarët: Ardhja juaj bashkon zemrat dhe ruan traditat

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e lidhjeve familjare, traditave dhe identitetit kombëtar. Haradinaj theksoi se ardhja e mërgimtarëve sjell gjallëri dhe ngrohtësi në çdo cep të vendit, duke bashkuar zemrat dhe duke i dhënë jetë shtëpive, rrugëve dhe zakoneve tona. “Mirësevini motra e vëllezër mërgimtarë. Ardhja juaj i bashkon zemrat dhe i jep jetë shtëpive, rrugëve dhe traditave tona”, ka shkruar Haradinaj. Ai vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të diasporës për Kosovën, duke theksuar se mërgimtarët janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …