Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb ka hapur debat të gjerë politik dhe juridik në vend. Në thelb të aktgjykimit qëndron parimi se shumica parlamentare nuk mund të propozojë dhe as të imponojë përfaqësuesin e pakicës për një post të rezervuar për atë komunitet. Gjykata ka theksuar se Rregullorja e Kuvendit, e miratuar me shumicë të cilësuar votash, përcakton qartë që propozimi për nënkryetar nga komuniteti serb duhet të vijë nga shumica e deputetëve të atij komuniteti. Në rastin konkret, kandidatura e Rashiqit ishte propozuar nga Vetëvendosje dhe ishte votuar edhe nga deputetë jashtë komunitetit serb, gjë që u cilësua në atë kohë si proces “historik” nga përfaqësues të shumicës. Njohës të çështjeve kushtetuese vlerësojnë se aktgjykimi rikthen në fokus standardin e përfaqësimit autentik të komuniteteve joshumicë dhe detyrimin për respektim strikt të procedurave të parashikuara me rregullore dhe Kushtetutë. Sipas tyre, vendimi krijon qartësi për rastet e ardhshme dhe kufizon hapësirën për interpretime politike të roleve të rezervuara për pakicat. Debati pritet të vazhdojë në Kuvend, ku do të kërkohet zbatim i aktgjykimit dhe rishqyrtim i procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …