Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë shprehur edhe më kritikë ndaj kësaj lëvizjeje. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar ftesën e Kurtit si përpjekje për të përmbysur narrativën e bllokadës politike dhe për të zhvendosur vëmendjen nga përplasja me presidenten. Sipas Tahirit, pa një agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, një takim i tillë mund të shërbejë vetëm për të shmangur përgjegjësinë politike dhe për të shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas kalkulimeve të pushtetit. Në opinionin publik dhe në mesin e komentatorëve politikë, kjo lëvizje e Kurtit është interpretuar si një manovër taktike për të mbajtur të hapur narrativën e fajësimit të opozitës për krizën aktuale politike. Në anën tjetër, opozita insiston se çdo hap politik duhet të vijë vetëm pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Evis Sala në OKB: Shqipëria prezanton progresin në barazinë gjinore, por sfidat mbeten

Shqipëria ka prezantuar progresin e saj në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave …