Albin Kurti premton zgjerim të çerdheve në Kosovë, opozita kujton mosrealizimin e premtimeve të mëparshme

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi zgjedhor në Gjakovë ka premtuar sërish rritjen e numrit të çerdheve në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një masë të domosdoshme për përfshirjen më të madhe të grave në tregun e punës. Kurti theksoi se zhvillimi i infrastrukturës për kujdesin ndaj fëmijëve është një nga prioritetet kryesore, duke thënë se pa çerdhe të mjaftueshme nuk mund të ketë pjesëmarrje të plotë të grave në ekonomi. “Do ta shtojmë numrin e çerdheve, sepse që të punojnë gratë, ato do të duhet që të kenë çerdhe t’i dërgojnë fëmijët”, deklaroi Kurti para qytetarëve në Gjakovë. Megjithatë, ky zotim vjen në një kontekst kritikash nga opozita dhe opinioni publik, pasi qeveria e tij më herët kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, një objektiv që sipas kundërshtarëve nuk është realizuar as në gjysmën e tij. Në të njëjtin tubim, Kurti u ndal edhe te përfaqësimi i qytetarëve në institucione, duke përmendur se, sipas tij, në shumë pozita udhëheqëse ka edhe përfaqësues nga Gjakova, të cilët kanë kontribuar në arritje të ndryshme institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …