Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën. Përmes një reagimi në platformën “X”, Wilson e cilësoi këtë deklaratë si të neveritshme dhe nxitëse, duke theksuar se ajo përbën një arsye të fortë që Asambleja Parlamentare e OSBE-së të mos e shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për organizimin e sesionit vjetor të vitit 2027. “Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar Wilson. Deklarata e ministres Snezhana Paunoviq ka nxitur reagime të shumta, pasi ajo deklaroi se, sikur të kishte qenë në vendin e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën …