Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit do të jetë në shërbimin tuaj për trajtimin e kërkesave për legalizim

Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit,
Ju inkurajoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për legalizim, bazuar në Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Me fokus të veçantë, kjo kërkesë ju drejtohet të gjithë atyre që kanë ndërtuar në prona publike, prona shoqërore, duke përfshirë edhe parkun kombëtar.
Komuna e Deçanit do të jetë në shërbimin tuaj për trajtimin e kërkesave për legalizim, duke u bazuar edhe në përgjegjësinë e Qeverisë për të hartuar programe të hollësishme që trajton ndërtimet pa leje.
Qëllimi ynë është që, aty ku ekzistojnë mundësitë dhe plotësohen kushtet ligjore, objektet të mos mbeten në pasiguri dhe të mos rrezikojnë rrënimin, por të trajtohen në mënyrë institucionale dhe të ligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati: Vendoset gurthemeli i Xhamisë së Gurit në qendër të qytetit

Sot, në qendër të Malishevës, është zhvilluar ceremonia festive e vendosjes së gurthemelit të “Xhamisë …