Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023. Përmes një postimi, Ambasada amerikane ka thënë se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut, duke rikujtuar edhe thirrjen për përgjegjësi ndaj autorëve të sulmit. “Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Afrim Bunjaku u vra gjatë përleshjeve me grupin e armatosur serb në Banjskë, ndërsa pas vdekjes u nderua me titullin “Hero i Kosovës”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
