27 vite pas, familjarët kërkojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Në Suharekë është mbajtur tryeza me moton “27 VITE PAS…”, kushtuar zbardhjes së fatit të personave të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Në takim morën pjesë familjarë të të zhdukurve, përfaqësues të shoqatave të familjeve, institucioneve të Kosovës dhe organizmave ndërkombëtarë, me fokus te mundësitë për intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e personave ende të pagjetur.

Diskutimi u përqendrua në nevojën për një angazhim më të madh institucional dhe bashkëpunim ndërmjet të gjitha palëve për të çuar përpara procesin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve, një çështje që për familjet vazhdon të mbetet një plagë e hapur edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës.

Tryeza u organizua nga shoqatat e familjarëve “Shpresimi” nga Theranda dhe “Kreshniku” nga Krusha e Madhe, në kuadër të përpjekjeve për të mbajtur të gjallë kërkesën për drejtësi dhe për të mësuar fatin e më të dashurve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami: “Aventurat” e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se politikat dhe veprimet e ministrit në detyrë …