Detyra e institucioneve është t’i mbrojnë qytetarët dhe të drejtën e tyre për protestë

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka reaguar me një postim në Facebook, pas protestave të mbrëmshme ku u përdor dhuna nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve paqësor.

Sheshi është i njëjti. Qytetarët po ashtu. Vetëm juve ju ka shpërfaq pushtetie ka filluar postimin kryetari Rama për ta vazhduar:

Protestuesit janë veteranët tanë, fëmijët e tyre dhe qytetarët e Kosovës. Kërkojnë drejtësi dhe mbajnë me krenari emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pamjet duke i rrahur në shesh e duke u mjekuar në QKUK janë të dhimbshme. Pas secilës pamje është një njeri, një familje e shqetësuar, dikush që doli për të kërkuar drejtësi dhe përfundoi i shtrirë, i rrahur dhe i fyer nga policia e shteti i vet.

Detyra e institucioneve është t’i mbrojnë qytetarët dhe të drejtën e tyre për protestë. Përgjegjësia individuale për një incident nuk mund të përdoret për ta delegjitimuar një protestë të tërë.

Pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike. Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson atë.

Albin Kurti dikur mbajke ligjërata për xhipat e zinj dhe bërtiste: “Pse po frikësoheni nga populli?”. Mbrëmë, ai dhe të gjithë deputetët e tij ikën nga ky popull me qata xhipa të zi!

Albin Kurti dikur thoshte se sheshet janë të qytetarëve. Të qytetarëve janë edhe sot!

Mos e ktheni policinë në përgjigje ndaj dështimit tuaj politik. Merrni përgjegjësi dhe gjeni zgjidhje. Mandati juaj është për të qeverisur për popullin, jo për ta sulmuar atë me forcë!

MOS E URDHËRONI POLICINË KUNDËR POPULLIT, përfundon postimi i kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

DKRS e Ferizajt dhe Peace Corps forcojnë bashkëpunimin

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në komunën e Ferizajt, Gazmend Bytyçi, …