U rrah nga policët në protestë, ish-deputeti Bytyqi hap rast në IPK

Veterani dhe invalidi i luftës, Gazmend Bytyqi është rrahur mbrëmjen e së hënës nga Policia e Kosovës në protestën që po mbahej në sheshin “Skenderbeu” duke kërkuar votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai sot, ka paraqitur rastin në Inspektoriatin Policor të Kosovës për policët që kanë ushtruar dhunë mbi të dhe protestuesit e tjerë.

“Unë besoj në shtetin tim! Unë besoj në policinë time! Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë. Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak. Rroftë Republika e Kosovës”, ka shkruar Bytyqi, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Ferizajt. 

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe ish Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Gjeneral, Shukri Buja.

Gazmend Bytyqi, një plagë e gjallë e lirisë sonë…

Ishte ushtar i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Nerodimes.

Serbia e goditi me plumba, por nuk e rrëzoi. Përballoj dhimbjen, plagët dhe tmerrin e luftës, sepse e dinte për çfarë po luftonte.

Por sot… e rrëzoi dora e një polici të shtetit për të cilin ai dhe shokët e tij derdhën gjak.

Ajo dorë nuk goditi vetëm një veteran.

Goditi plagët tua.

Goditi sakrificën tënde.

Goditi lirinë që e fituat me gjak.

Turp për atë dorë, për urdhërdhënësit dhe për këdo që hesht përballë kësaj padrejtësie!

E ti, Gazmend, mbetesh ajo që ke qenë gjithmonë: emblemë e lirisë.

Më dhemb për ty, bashkëluftëtari im.

Më dhemb edhe më shumë kur shoh se si trajtohet liria për të cilën luftuam.

Respekt përjetë, Gazmend.

Bashkëluftëtari yt,

Komandanti i ZON,

Gjeneral Shukri Buja

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu dënon dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dënuar dhunën e ushtruar nga Policia ndaj veteranit dhe …