Smajl Latifi përkujton në 37-vjetorin e rënies heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar sot heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre heroike, duke nderuar sakrificën dhe qëndresën e tyre në luftën kundër pushtuesit serb. Në një postim publik, Latifi ka rikujtuar se dy veprimtarët ranë më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pas një përballjeje disaorëshe dhe të pabarabartë me forcat speciale të policisë dhe sigurimit serb. Bahri Fazliu dhe Afrim Zhitia kanë rënë trimërisht duke luftuar me armë në dorë, më 2 nëntor të vitit 1989 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pas një rezistence disa orëshe me eskadronet e organizuara të forcave speciale të policisë dhe të sigurimit serb.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin dy nga pishtarët e dritës, të cilët me veprën dhe me aktin e rënies së tyre u bënë flamur udhëheqës i rreshtit të gjatë të atdhetarëve të shumtë që më pas luftuan në forma të ndryshme, hapur e fshehtë dhe me pushkë në dorë për çlirimin e trojeve tona nga pushtuesi serb.
Në të vërtetë, ata ishin pararendësit që ndezën shkëndijat e luftës së armatosur çlirimtare kundër pushtuesit, e cila kulmoi me UÇK-në, emblemën e lirisë.
Lavdi veprës së heronjve të kombit dhe gjakut që derdhën ata për lirinë e këtij trualli!

Kontrolloni gjithashtu

Fatbardha Zogaj-Reka zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, anëtaret e Kuvendit kanë mbajtur …