U anulua vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit për sulmin mbi ambasadën amerikane më 21. 2. 2008

U anulua vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit për sulmin mbi ambasadën amerikane më 21. 2. 2008

Gjykata Apelit e Serbisë anuloi vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit duke kërkuar proces të ri për të akuzuarit për vënie zjarri në ambasadën e Amerikës në Beograd  më 21 shkurt 2008, pas mbajtjes së mitingut kundër pavarësisë së Kosovës me moton “Kosova është Serbi“. Vendimi u anulua për shkak se Uashingtoni zyrtar  nuk ishte i kënaqur me të gjeturat e Gjykatës së Lartë dhe me aktvendimet e shqiptuara nga ajo. Demonstruesit, me të cilët ndër të tjerë kanë qenë edhe kryetari aktual i Serbisë dhe atëherë kryetar i Partisë Radikale serbe Tomislav Nikoliq si dhe kryetari i aktual i PSS-së dhe shef i diplomacisë serbe Ivicia Daçiq ishin ngritur kundër Kosovës dhe Perëndimit . Mitingun e kishte organizuar kryeministri i atëhershëm, tash në pension, Vojislav Koshtunica.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …