Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës qëndruan në Tiranë

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës qëndruan në Tiranë

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, janë pritur nga nënkryetarja e Kuvendit dhe kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Valentina Leskaj. Bashkëpunimi ndërmjet dy kuvendeve, me theks të veçantë i shtrirë edhe në nivelin e komisioneve parlamentare, u vlerësua si një bashkëpunim strategjik.Në takim u diskutua lidhur me qëndrimet e Kosovës ndaj situatës së tensionuar që u krijua në veriun e vendit, ku u theksua se institucionet kanë ndjekur një politikë të pjekur në çështjen e trenit dhe të murit në Mitrovicë. Delegacioni nga Kosova  mori mbështetje lidhur me çështjen e integrimit të Kosovës në proceset euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …