Lakmi Urrjtje Smira

Ahmet Qeriqi: Të lindurit nëpër bordele mendojnë se tërë Bota është bordel

Filmi “Bordel Ballkan”, i autorit Jeton Neziraj me regji të  hungarezit nga Vojvodina  Andrash Urban,  nuk është filmi i vetëm që fyen dhe përdhos vlerat morale, ato  kombëtare,  veçmas vlerat e luftës së UÇK-së, tani në prag të fillimit të punës  Gjykatës Speciale kundër saj. Nuk është filmi i vetëm i tillë, për nga përmbajtja dhe porosia, i  cili financohet nga buxheti i Kosovës. Ky, ta quajmë film, është gjysmak si për nga përmbajtja dhe ndërtimi konceptual, as mish as peshk,  ashtu edhe nga realizimi skematik, madje vetë regjisori ka pranuar se ka realizuar një temë të errët…

“Kjo që do të jetë një shfaqje shumë e mirë pa marrë parasysh që merret me një temë të errët. Më të vërtetë në disa momente të caktuara është shumë e vështirë që njeriu të përballet me këto emocioni por gjithsesi arti është një storie ku duhet me u përballë, por mendoj që do të jetë një shfaqje e cila në mënyrë të vet e intrigon publiku, edhe publikun standard të teatrit edhe njerëzit e përditshëm”. (KultPlus.com)

 Ndërsa, autori, Neziraj ka shkruar se “ Shfaqja do të sjellë një histori tragjike që ndodhë pas luftës, tragjedi e cila është tipike për familjet në Ballkan, ( për të gjitha familjet e popujve të Ballkanit, nënvizim A.Q.)  për shoqëritë që janë në tranzicion, duke krijuar kështu ndërlidhje edhe me realitetin, duke sjellë vrasje, dashuri, urrejtje e shpresë… (po aty)  sipas mendjes së tipike  si për kriminelët ashtu edhe për viktimat

Bordel Ballkan është një prodhim i mendjeve “të lindura dhe të rritura” nëpër bordele ideologjike të së kaluarës eunuke të “jugoviçëve”,  sepse njeriun nëse e zhvesh nga vlerat morale, shoqërore, njerëzore, kombëtare, çlirimtare, ai nuk është asgjë më shumë se një mostrum, i cili botën e sheh nga pozita e vet dhe gjithçka përreth i duket bordel…

Të tillë janë jo vetëm këta dy prezantues  të bordelit të tyre shpirtëror, degjenerik, pervers, sepse njeriu nuk del dot nga lëkura e tij, në të cilën është krijuar të jetojë dhe jeton. Ai është pjellë e përzierjes gjenetike nga e cila del në këtë botë dhe zhvillohet, arsimohet pastaj  prezanton botën e tij, në këtë rast noprane dhe të neveritshme.

 Bota kurdoherë ka pasur degjenerikë e perversë, ashtu sikur ka pasur Agamamnonë guximtarë, sedërtarë e vrastarë, ashtu sikur ka pasur mujsharë si Akil këmbëshpejtë, ashtu sikur ka pasur njerëz me integritet moral, njerëzor sikur Hektori, lakmitarë dhe epshtarë sikur Paridi, nënë vrasës sikur Oresti, vrastar monstruoz sikur Neroni dhe mostra të tilla sikur: Milosheviqi, Karaxhiqi, Mlladiqi e shumë si këta. Është e pafund bota e mostrave të tilla, por a mund të jenë të njëjtë si ata mujsharët që nuk njohin zot as vlerë morale e njerëzore,   të njëjtë me  viktimat e tyre, për faktin se këta të dytët  kanë guxuar t’ iu kundërvihen, jo vetëm me rastin tonë konkret me  luftë çlirimtare, por edhe  raste të tilla të përhershme në tërë historinë dhe qytetërimin njerëzor.

Këtu qëndron esenca e “Jugo-bordelit” të Jetonit dhe Urbanit. Ajo përkufizohet me përfundimin alogjik, reaksionar “se të gjithë ata që luftojnë, pavarësisht pse luftojnë janë të njëjtë, si komandantët serbë që kanë vrarë njëqind shqiptarë për një serb, ashtu edhe çlirimtarët shqiptarët,  që kanë vrarë ushtarë dhe policë serbë, por nuk kanë kursyer edhe ndonjë gjak përzier,  të dalë nga Jugo-bordelet. A Mund të trajtohen njëjtë forcat serbe që kanë vrarë e masakruar shqiptarët, boshnjakët myslimanë e kroatët, ashtu edhe forcat e NATO-s që kanë  intervenuar ushtarakisht, nga ajri  për ta ndaluar spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare të shqiptarëve të Kosovës? Nga  bordel filmi del së të gjithë qenkan të njëjtë.

Bordel Ballkan ka vetëm dhe vetëm këto porosi. Të gjithë ata që luftojnë pavarësisht pse luftojnë, të gjithë janë njësoj…

Le të mundohen analistët, kritikët e teatrit e të filmit, ta shpjegojnë ndryshe, këtë film fyes e pervers, por me gjuhën e fakteve nuk e shpjegojnë dot, me gjuhën analizës së veprës letrare, të dramës, romanit, filmit,  të kritikes, cila do qoftë ajo, ky bordel nuk shpjegohet dot, pos me arketipin e vet, me vetë pjellën dhe mendjen bordel që buron nga soji i vet, nga ADN-ja e vetë.

I tillë është Jugo-bordeli i një jugo-kosovari dhe jugo-veri-vojvodinasi.

Është për keqardhje që mendjet e tilla apatride, të cilët pretendojnë të jetë qytetarët të paanshëm dhe “vizionarë”, të lejohen të nëpërkëmbin, të shajnë dhe të fyejnë vlerat kombëtare, morale, njerëzore të cilitdo popull, i cili ka luftuar dhe lufton kundër tiranisë, kundër shfrytëzimit, robërisë e  shfarosjes.

A kanë fare kuptim për Jetonin dhe Urbanin  emrat: Srebrenicë, Reçak, Vukovar, Meje, Izbicë,  dhe qindra emra të tjera të vendeve që shënojnë tragjeditë e kohës sonë? A kanë fare kuptim këta emra  për të gjithë ata që i mbështesin dhe madje pretendojnë t i arsyetojnë duke shkuar edhe një hap më tej. Është fat që këta janë pak në numër, por janë sikur virusi që bën pëpjekje ta shkatërrojë një organ të një qenie, cilado qoftë ajo.

Vetëm një rast është për keqardhje lidhur me këtë film pervers. Janë krerët e shoqatave, ata që reaguan, madje edhe u zotuan se do ta ndalojnë shfaqjen, pa e kuptuar se shfaqjet  e tilla, që i financon “mendja bordel e qeveritarëve tanë”, nuk mund të pengohen, sepse porosia e këtij bordeli, arsyeton nismën e punës së Gjykatës Speciale. Dikush po mendon se  duhet t’u mbushet mendja shqiptarëve dhe  jo vetëm atyre, që e kanë mendjen bordel, por edhe veteranëve  të mjerë që gjatë luftës ishin 18.000 e sot janë 50.000, se çlirimtarët e Kosovës, paskan  trafikuar organe të serbëve, se ata njëjtë paskan qenë vrastarë ashtu sikur edhe vrasësit e tyre, se komandantët cilët do qofshin ata, të cilit do komb race e feje qenkan të njëjtë. Deri tani, kjo as ështe vërtetuar as ëdhtë verifikuar, as ka fakte, por ka “fakte” të imagjinuara, të montuara  dhe paragjykime virtuale të pjellave të bordeleve…

Është për keqardhje edhe një diçka tjetër në këtë mes. Vlerat e luftës së UÇK-së nuk i mbrojnë dot shoqatat, OJQ-të, as ata që rrahin gjoks para kamerave dhe pastaj ulin kokën deri poshte, sepse edhe nuk dinë si t’ i ruajnë e t’ i mbrojnë ato, as kanë forcë reale për t’ i ruajtur ato,  përveç nëse “ruajtje” konsiderohet ndonjë  fjale apo britme e lëshuar në shkretëtirë, dhe pastaj një “shukatje” mjerane.  Ato vlera  duhet t’ i ruajë Shteti, nëse kemi Shtet. Vlerat kombëtare, morale, njerëzore, po ashtu duhet t’ i ruajë Shteti, të cilin nuk e kemi, sepse ky Shtet e kjo Qeveri që e kemi i ka hapur rrugë degradimit të vlerave kombëtare e çlirimtare, sepse ka votuar pakon e Ahtisarit, që e mban peng  ardhmërinë e Kosovës, sepse ka votuar gjykatën fashiste, raciste, një etnike kundër UÇK-së, sikur është e ashtuquajtura “Gjykatë speciale”. Jo rastësisht vetë kryegjyqtarja, kreinkuizitorja e kohës sonë, me origjinë bullgare, Trandafilova tha se vetë UÇK-ja e ka kërkuar gjykatën për ta larë vetveten.  Asnjë veteran, asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë regjisor, asnjë intelektual nga ata që janë, apo pretendojnë të jenë të tillë,  nuk reagoi në vlerësimin e saj. Asnjë nga këta, apo kryetar partish, që mburren me prejardhje nga lufta e UÇK-së, nuk e pa të arsyeshme të reagojë kundër një filmi fyes e poshtërues për luftën, në mos për tjetër, atëherë për faktin se me  paranë publike nuk duhet të lejohet financimi i filmave të tillë, sepse fyen dëshmorët, martirët, invalidët, fyen të gjitha  forcat liridashëse të vendit.

Të lindurit e të rriturit nëpër bordele mendojnë se tërë Bota është bordel. Por, është  ngushëllues fakti se një dele e keqe, as e ka prishur as e prish dot kopenë, qoftë edhe dele e zezë në mes deleve të bardha. Por, është fatkeqësi kur  një bari i keq i le delet në gojë të ujkut duke u përpjekur  ta gjejë delen e sëmurë e të zgjebosur,  e cila është ndarë nga kopeja.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …