Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim drejton kritika për Edi Ramën pas deklaratave të tij për opozitën

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim drejton kritika për Edi Ramën pas deklaratave të tij për opozitën

Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili nga Berati tha se Shqipëria ka një opozitë e cila vetëm bërtet. Vasili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i është kundërpërgjigjur Ramës, duke u shprehur se ai është një dembel dhe kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve. “Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni!”, ka shkruar Vasili.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …