E konfirmon kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti: Xhamia në Dardani do të ndërtohet

E konfirmon kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti: Xhamia në Dardani do të ndërtohet

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar. “Xhamia do të ndërtohet, mendoj që ka lokacione më të mira, mirëpo kjo çështje tashmë është e përfunduar. Ka mbetur vetëm të shohim projektin e propozuar nga BIK-u”,  ka thënë Ahmeti. Sipas tij kjo xhami do të jetë objekti më i madh fetar në tërë Kosovën dhe se do të financohet nga Bashkesia Islame Turke, diku rreth 35 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …