Gazeta: “The Guardian”, kritikon futbollistët shqiptarë për shprehjen e ndjenjave kombëtare

Pse u dashka të paguhet me para patriotizmi i dy futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën?

Pse u dashka të paguhet me para patriotizmi i dy futbollistëve shqiptarë, që luajnë për Kombëtaren e Zvicrës. A thua aq nevojë financiare paskan Xhaka dhe Shaqiri që shqiptarët “patriotë” të tipit “Tallava” të ua paguajnë dënimin me të holla, që u ka shqiptuar FIFA?

A nuk është ky një sharlatanizëm tipik, aziat, që nuk ka të bëjë fare me patriotizmin e vërtetë, por me mendjemadhësinë dhe fudullëkun e atyre, të cilët duan që emri i tyre të radhitet atje, ku mendojnë se ruhet atdhetaria dhe ai gjest  i identitetit patriotik të paguhet me para. Gjesti patriotik i Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, është për t’ u lavdëruar, por shumë më tepër duhet lavdëruar loja e tyre e përkushtuar e cila gjunjëzoi ekipin futbollist të Serbisë, në Moskë. Ata, atje tekefundit kanë luajtur për Zvicrën jo për Kosovën as për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë që ata të mos e shprehin identitetin e tyre kombëtarë. Gjesti i tyre është lavdëruar edhe nga zviceranët, por asnjëri prej tyre nuk i bëri turr “kuletës” për t’ ua hedhur në ballë “bakshishin” dy lojtarëve të njohur, sikur shqiptarët e tipit “Tallava”  të mësuar që t’ ua stolisin ballin dhe gjoksin këngëtareve nëpër dasma, ahengje apo koncerte. Mentaliteti “tallava” e lejon këtë, madje e sforcon, sepse ka origjinë nga orgjitë e kohës së moçme. Por jo çdo gjest duhet të paguhet me para. Pse nuk u kujtuan këta patriotë të “bakshisheve” për Ballist-Morinën, i cili bërë gjestin  spektakular mu në Beograd, duke afishuar me dron “Autoktonusin”. Nuk u kujtuan kurrë këta “tallava-patriotë” për të, për ndjekjen penale nga Serbia,  për mbajtjen në burg as për kalvarin nëpër të cilin është duke kaluar ai. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …