Ahmet Qeriqi: Lufta, jo vetëm virtuale e Qeverisë së Serbisë kundër UÇK-së dhe kundër pavarësisë së Kosovës

As pas kapitullimit dhe humbjes së turpshme të luftës në Kosovë, në Qershor të vitit 1999, as tani 10 vjet pas asaj humbje të përjetshme, Serbia nuk heq dorë nga lufta speciale, jo vetëm mediale dhe virtuale kundër Kosovës. Paralajmërimet e kreut politik, institucional dhe fetar të Serbisë se Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë Kosovën, po manifestohen me shantazhe të shumta dhe në forma e metoda agresive, ndër më të ndryshmet.
Mentaliteti i indoktrinuar serb me historinë e falsifikuar, pretendimet gjenetike të kësaj race për pushtim dhe hegjemoni, urrejtja e egër pse jo edhe barbare kundër të gjithë fqinjëve, e sidomos kundër shqiptarëve, myslimanëve boshnjakë, kroatëve, (në të kaluarën edhe kundër bullgarëve, hungarezëve e rumunëve), jep për të kuptuar se serbet nuk hanë bukë për të jetuar, por jetojnë për të pushtuar, përgjakur dhe masakruar të gjithë ata që nuk janë serbë dhe që nuk duan dhe nuk kanë kurrfarë arsye të jenë të tillë.
Ditë më parë, gjykata ndërkombëtare e Hagës shpalli fajtor dhe dënoi dy serbë, të cilit kishin djegur në zjarr 115 myslimanë gjatë kohës së luftës në Bosnje e Hercegovinë. Ky është vetëm njëri nga qindra e mijëra rastet e tilla, ku tregohet fytyra e vërtetë e serbëve të çoroditur dhe të edukuar për krime, dominim mbi të tjerët dhe pushtim. Nuk mjafton të përmendim krimet e shëmtuara në Srebernicë, në prani të ushtarëve paqeruajtës, kryqëzatorë, të Evropës, pastaj krimet sidomos në Vukovar të Kroacisë, ku serbët rrafshuan për tokë qytetin, duke vrarë madje edhe të sëmurët dhe mjekët e spitalit, krimet në Kosovë, (Reçak, Abri, Meje, Krushë, Izbicë dhe në më shumë vende të tjera), të cilat popullata liridashëse e kësaj ane nuk i ka harruar, as do t’i harrojë ndonjëherë, ashtu sikur dhe krimet e shumta e të panumërta që kanë kryer serbët gjatë më shumë se 80 vjet të sundimit të tyre barbar në Kosovë.
Do të gjendet dikush madje edhe në vendin tonë që, në emër të një humanizmi deklarativ do të thoshte se nuk duhet të identifikohen të gjithë serbët me krimet e tyre. Natyrisht, jo qind për qind e serbëve janë vrastarë e kriminelë, por nuk duhet harruar faktin se populli serbë ka përkrahur dhe ka mbështetur unanimisht krerët që kanë nxitur dhe kanë luftuar për pushtim e dominim. Nuk duhet harruar faktin se Milosheviqi ishte zgjedhur kryetar me votat e shumicës dërrmuese, ndërsa politikën e tij kundër Bosnjës, Kroacisë dhe kundër Kosovës, e kishin përkrahur 95 për qind e serbëve, ashtu sikur dikur e kishin përkrahur dikur gjermanët, Adolf Hitlerin.
Serbët, pa dyshim se janë popull i inkriminuar në shumicën e tyre dërrmuese dhe ata ende nuk po arrijnë ta kuptojnë se pretendimet e tyre për pushtim dhe dominim kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ata, nuk po arrijnë të mësohen se nuk ka më Serbi të madhe, që do të shtrihej nga Vjena në Stamboll, se nuk ka më as Jugosllavi të popujve sllavë e jo sllavë, të cilët kishin jetuar nën sundimin barbar të serbëve, se nuk ka më as union të Serbisë me Malin e Zi, se Kosova është shkëputur përgjithmonë nga sundimi dhe pushtimi serb, se do të shkëputen në ardhmen edhe Sanxhaku e Vojvodina dhe nuk do të ketë më Serbi të ndërtuar mbi gjakun e popujve të tjerë. Vetëm kur Serbia të kthehet në Pashallëkun e Beogradit, vetëm kur serbët të tubohen të territorin e tyre etnik, Nish-Beograd, atëherë ata do ta kuptojnë jerminë dhe ëndrrën e tyre shekullore.
Aktualisht, serbët, sidomos regjimi në Beograd, ndodhet i traumatizuar nga humbjet që konsiderohen tejet fatale, sikur është humbja e “djepit” të tyre. Dhe fajtorin kryesor për humbjen më të madhe në historinë e tyre skëterrë e konsiderojnë UÇK-në dhe Qeverinë aktuale të Kosovës, që shpalli pavarësinë, të cilën deri tani e kanë njohur 62 shtete të botës demokratike, në mesin e tyre edhe fuqia më e madhe e botës, Amerika. Pikërisht sepse UÇK-ja u shkaktoi serbëve plagë të tilla të pashërueshme mu në zemrat dhe në mitologjinë e tyre të delirit të jermisë, Serbia nuk e ndalon dot luftën, qoftë edhe virtuale kundër kreut të luftës së UÇK-së.
Afishimi, në disa gazeta i emrave të disa eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të anatemuar nga Beogradi ( afishime këto të pranishme në portalet serbe dhe proserbe në internet qysh nga viti 2000), akuzat për gjoja krime lufte të mbështetura në paditë e kohës së regjimit të Milosheviqit, riaktualizimi i këtyre dosjeve edhe nga segmente proserbe të EULEX-it “për sundimin e ligjit në Kosovë”, përkrahja që po merr kjo fushatë nga forcat antishqiptare projugosllve, të ringjallura në Kosovë dhe shumë të si bashkëpunëtorë të përjetshëm të të huajve, ka krijuar një situatë tensioni në vend, e cila fare lehtë mund të marrë kahe të rrezikshme. Regjimi i Beogradit, i cili sa i përket UÇK-së dhe Kosovës nuk ka ndërruar aspak, do të mundohet që përmes nëntokës e mbitokës së vet në Kosovë ta tensionojë edhe më tej gjendjen, sidomos në veri të vendit dhe në tri komunat shqiptare të Kosovës Lindore.
Lufta e Serbisë kundër UÇK-së nuk ka të ndalur, ashtu sikur nuk do të ndalet kurrë edhe lufta e UÇK-së kundër pretendimeve barbare, pushtuese dhe hegjemoniste serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …